Qëllimet tona
Shërbimi shëndetësor duhet të jetë në dispozicion për të gjithë, pavarësisht statusit të lejes së qendrimit të personit. Edhe pse ky shërbim është pjesë e të drejtave themelore të çdo njeriu, ndonjëherë njerëzit e paligjshëm në Gjermani hasin vështirësi në zbatimin e kësaj të drejtë. Ndonjëherë vizita mjekësore mund të përfundojë deri në dëbimin e personave të paligjshëm për shkak të legjislacionit ekzistues për të huajt.
Nëpërmjet punës sonë, ne përpiqemi të trajtojmë situatën e personave pa një siguracion shëndëtsor si dhe ta sjellim këtë temë në fokusin publik dhe politik, duke përmirësuar kështu situatat në të cilat njerëzit mund të ndodhen.
Prandaj qëllimi ynë afatgjatë është heqja e ligjeve të veçanta për emigrantët dhe refugjatët, si dhe integrimi i tyre në sistemin shëndetësor shtetëror të rregullt.
Ndihmë konkrete
Në një konsultë përcaktohet se te cilët specialistë do të kryhet trajtimin apo mjekimi i nevojshëm. Duke u bazuar në këtë konsultë ju do të drejtoheni te mjekët, terapistët, mamitë e duhura apo dhe te qendrat këshilltare. Pa mbështetjen e tyre, shërbimi ynë nuk do të ishte i mundur.
Medinetz koordinon takimet e nevojshme. Në takimin e parë, klientët tanë gjithmonë shoqërohen nga një person i grupit tonë. Gjithashtu, ne kemi përkthyes në dispozicion në rast se ju nuk dini gjermanisht.
Në raste të nevojshme kostot e ndryshme si për shembull ato për analizat laboratorike apo ilaçe do të paguhen nga shoqata. Në disa raste laboratorët mjekësorë dhe zyrat mjekësore bashkëpunojnë me ne.
Në rast të sëmundje të rënda dhe kronike, për të cilat nevojitet një trajtim spitalor, ne përpiqemi së bashku me mjekët e spitalit të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Megjithatë, shpesh arrijmë limitet tona.
Një pjesë tjetër e punës sonë përfshin mbështetjen gjatë shtatzanisë. Një grup pune i posatçëm, i quajtur “Grupi i punës për kujdesin shëndetësor të personave shtatzanë pa dokumenta (SVOP)” merret me organizimin e takimeve të nevojshme në lidhje me kontrollin para-lindjes si dhe proçesin e lindjes.
Qëllimi ynë është gjithashtu që klientët tanë të mund të marrin shërbimin shëndetësor në mënyrë anonime si dhe tajtimin e të dhënave personale në besueshmëri profesionale. Ne kemi kontakte me qendra këshilltare për të gjetur zgjidhje edhe për çështje ligjore apo shoqërore. Qëllimi i këshillimit është gjithmonë “Clearing”, që do të thotë: ndërmjetësimin midis klientëve tanë dhe një shoqate të sigurimit shëndetësor (Krankenversicherung).